Porti i Durrësit: Në fund të marsit fillon ndërtimi i projektit

Nga fundi i marsit ose fillimi i prillit, do të nisë ndërtimi i Portit të Durrësit, ndërsa tashmë projektimi është në proces. Këtë e ka bërë të ditur, drejtuesi i kompanisë Emaar Group, Mohamed El Alabbar, në ditën e fundit të 2021-shit, nga inspektimi i zonës ku pritet të ndërtohet dhe projekti.
I shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, El Alabbar tha se Porti i Durrësit, “do të jetë ndër më të mirat në Mesdhe”.
“Për pastrimin do të jenë dy konsulentë”, tha El Alabbar, “njëri është amerikan e tjetri nga Dubai, që po punojnë në aspektin mjedisor”.
Gjithashtu paralajmëroi gjithashtu se vlera e pasurive të paluajtshme ‘do të rritet”, që sipas tij, kjo është pozitive pasi “kështu përfiton publiku”.
Kurse kryeministri tha se “po përpiqemi të përshpejtojmë zonën e peshkimit”, që sipas tij, “do të jetë e rëndësishme të kemi një treg peshku si në Barcelonë”.
Mandej, ka qenë Ahmetaj i cili tha se “negociatat teknike kanë nisur pas komitetit të investimeve strategjike”, i cili shpjegoi se, kompanisë së ndërtimit dhe grupit të projektit, “i është dhënë statusi i investitorit strategjik”.
Prej kohësh, qeveria shqiptare ka marrë një vendim për zhvendosjen e shërbimeve të Portit të Durrësit, në zonën e Porto Romanos, “pasi situata ishte e përkeqësuar”.
Kreu i shtetit ndodhet në Durrës, në kuadrin e përgatitjeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet Faza 1 e ndërtimit të Portit të Ri Turistik të Durrësit.
Rama bën të ditur se investitori do të angazhojë një financim të konsiderueshëm për pastrimin e ujit të detit, përgjatë plazhit të ri, që do të krijohet në zonën e Fazës 1.
“Porti i Durrësit do të jetë Dubai i Mesdheut”, ka deklaruar më parë Rama nga një takim elektoral në qytetin bregdetar, ku pritet të marrë jetë projekti i madh i portit turistik.