Lajme

Presidente, dekoroe me titullin më të lartë “Krenaria e Kosovës”- krushjanen Fahrije Hotin!

NGA: BEJTULLAH SOKOLI

Jemi në fundmotmotin 2021,i cili ka pasur shumë momente të trishta në jetën dhe krajatat nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët e Kosovës.Mirëpo,po ashtu ka pasur edhe disa pika të ndritshme dhe krenarie të kombit tonë.E për këtë të fundit ndonjera apo ndonjë duhet shpërblyer për punën,angazhimin dhe sakrificën që ka bërë para,gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ndaj,Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit,i propozoj që pa shumë dilema e hamendje të dekoroj për këtë vit me titullin më të lartë në vend:”KRENARIA E KOSOVËS”,Heroinën krushjane FAHRIJE HOTIN,simbolin dhe zërin e mbijetesës të gruas së Kosovës.

Një grua guximtare,fisnike,sakrifikuese,trimëreshë,burrneshë me plot energji nga Krusha e Madhe,e cila bëri bujë dhe histori e përjetësuar në filmin “ZGJOI”,i cili u shfaq me sukses të paparë ndonjëherë deri tash gjithandej rruzullit të botës paqedashëse,duke fituar vistër çmimesh e shpërblimesh të çmuara ndërkombëtare si dhe deri te propozimi për “OSCARS 2022”.

Urimet nuk kanë pushuar gjatë këtij motmoti në ikje nga e gjithë bota për suksesin e këtij filmi,në regji të Blerta Basholli,kurse portretizimin e Fahrije Hotit e bëri shkëlqyeshëm aktorja Yllka Gashi.

Ndaj,presidente Osmani e keni fjalën.

Mos u vono se nesër mund të bëhet vonë dhe do pendohesh.Pra,nuk do të gabosh nëse merr hapin madhor për të dekoruar me titullin më të lartë “Krenaria e Kosovës”,krushjanen Fahrije Hotin.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button