Lajme

Presidenti austriak uron 17 shkurtin: Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.

Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button