Lajme

Presidenti Biden teston makinën elektrike të projektuar nga inxhinieri shqiptar

Presidenti Amerikan Joe Biden, prej kohësh po promovon makinat elektrike që po prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.

Fabrika që kanë kaluar vështirësi të mëdha, që ndikoi më pas në një papunësi galopante dhe trazira sociale e ekonomike.

Në një plan gjigand investimesh prej 1.3 trilion dollarë, Biden ka planifikuar edhe mbështetje për klimën, ku gjithashtu ka vendosur çështjen e makinave elektrike.

Presidenti amerikan ishte në fabrikën e General Motors, ku dhe ngau një Hummer elektrik, duke e promovuar në faqet e tij si një makinë e së ardhmes

Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.

I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur intelektuale të Vlorës.

Pak vite më parë, vëllai i tij, Tanush Shaska, një akademik mjaft i njohur në SHBA u rikthye në qytetin e tij, ku mori drejtimin e Universitetit “Ismail Qemali”, me idenë për ta kthyer në një qendër perëndimore arsimi, por nuk e lanë, pasi ai parashikonte që mediokritët të mos kenë punë në marrjen e titujve apo në dhënien e leksioneve./ TemA

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button