Lajme

Prishen të gjitha planet! Anulohen festimet e Vitit të Ri

Ishte gjithçka gati për të festuar Vitin e Ri me stilin që i shkon qytetit dhe për të sjellë Romën në qendër të eventeve të mëdha, por gjithçka ndryshoi.

Për t’i dhënë përparësi shëndetit të qytetarëve eventet festive për këtë mbrëmje janë anuluar.

Edhe në qytete të tjera të Italisë shumë evente për Krishtlindje dhe Vitin e Ri po anulohen njëri pas tjetrit.

Bolonja është një nga këto qytete që anuloi natën e Vitit të Ri në Piazza Maggiore pasi zgjodhi të japë një shembull përgjegjësie.

Edhe festa tradicionale në Piazza Maggiore për natën e ndërrimit të viteve u anulua. Rritja e infeksioneve me Covid nuk ka qenë aspak favorizuese për organizimin e eventeve dhe mbrojtja e shëndetit publik mbetet prioritet.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button