Lajme

“Prisni dhe shikoni…”/ Habit avokati shqiptar: Saliu sot nuk e kishte me Bashën, por me …

Kuvendi i Sali Berishës ka shkarkuar sot Lulzim Bashën nga pozita e kreut të Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili ka thënë se Berisha luftën e sotme nuk e kishte me Bashën, por me Amerikën.

Sipas avokatit, ish-kryeministri lodhet kot, pasi çështja e tij për korrupsionin, do të shkojë deri në fund.

“Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë… Atëherë: Prisni dhe shikoni…”, ka shkruar Ngjela në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

U mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri!

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu sot luftën e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Asgjë.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund… SU mbars Mali dhe polli një mi.

Se Berisha është epiqendra e korrupsionit shtetëror në Shqipëri.

Po SPAK-u?

Tani topi është hedhur në SPAK.

TË SHOHIM…

Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.

Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

Po Amerika.

Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?

Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…

Atëherë:

Prisni dhe shikoni…

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button