KultureLajme

Pritet filmi për Adem Jasharin, Vedat Bajrami flet rreth projektit të jashtëzakonshëm

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, talentin e tij e ka zhvendosur përtej kufijve shqiptar, duke u bërë pjesë e kinematografisë turke.

Në një intervistë për Indeksonline, Vedati tregoi se produksioni me të cilin po kryen xhirimet e filmit kanë ëndërr të realizojnë një film për Adem Jasharin.

Ai thotë se produksioni i tha që këtë film e meriton Kosova.

“Produksioni dhe këta njerëz të fuqishëm e kanë ëndërr të realizojnë filmin e Adem Jasharit sepse me kanë thënë shumë herë e duam këtë temë, këtë njeri dhe ju si Kosovë ende nuk keni bërë një film të luftës siç meriton Kosova. Do ishte kënaqësi që këtë staf profesional që e pash në xhirime ta sjellë në Kosovë për një film të madh”, u shpreh aktori.

Kujtojmë që aktori është pjesë e një filmi turk historia e të cilit do të jetë mjaftë prekëse.

“Filmi ‘Elif Ana’, është duke u përgatit nga produksioni “Life is a movie”, që 11 vite si ide dhe katër vite intensive duke u punuar në skenar, në jetën dhe veprimtarinë e Elif Ana. Ajo njihet si humaniste bamirëse me një shpirt të madh dhe ndihmëse e vendit dhe njerëzve në përgjithësi ,ajo ka qenë edhe grua e fuqishme dhe shëruese. Me një fjalë njihet për shpirtin e saj ashtu siç ishte Nënë Tereza për ne shqiptaret dhe për mbarë botën.

Ky film trajton jetën dhe kohën para 90 viteve për sakrificën që e pat Elif Ana dhe njerëzit. Në mënyrë perfekte lidhet ngjarja e asaj kohe me fuqinë e alevitve (bektashive), bamirësinë e tyre. Gjithashtu prek temë politike e shoqërore që besoj se do jetë një film ndryshe nga gjithë kulturat që jemi mësuar t’i shohim. Me një fjalë, ky film do prek gjithë njerëzit me temën e saj të veçantë”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se pjesëmarrja në këtë film ishte përvojë e mirë dhe me përmasa gjigante, ku e tejkalon konceptin ‘Hollywood’ nga profesionalizmi. Gjithashtu tha se bashkëpunimi me aktorët e huaj ishte një super çast.

“Unë i njoh producentet që një kohë të gjatë, e kam mik të mirë aktorin dhe producentin Kazim Çarman thjesht një shok i imi shumë i fuqishëm dhe shumë korrekt. Unë isha në dijeni për filmin dhe më ftoj gjatë pandemisë për këtë film. Ai më njoftoj me detaje, u përgatita dhe i erdhi koha të shkoj në Stamboll ne konferencë shtypi ku ishin prezent 32 TV turke ,pas jehonës së madhe mediatike unë shkova nga Stambolli për në Kahramanmarash një vend një orë e gjysmë nga Stambolli.

Atje pash lokacione të xhirimit së bashku me regjisorin e madh turk, Kazim Oz, dhe regjisorin Semir Aslan Yurek erdhi edhe dita ime e xhirimit unë isha atje për një javë qëndrova në Elbistan në një vend 30 min afër Sirisë, dmth, afër Alepo. Ishte përvojë e mirë dhe e madhe ishte me përmasa gjigante mund te them që e tejkalon konceptin ‘Hollywood’ nga profesionalizmi nga respekti dhe ndjenja e te qenurit aktor ishte një super çast me aktorët më të mirë të Turqisë që i posedon kinematografia turke duke filluar nga Alie Izet Tagan, Nexhmetin Cobanoglu, Turgay Tanulku, Sermyan, Ali Surmeli etj, dmth, aktor të kalibrit të madh të Turqisë”.

Në këtë film, roli i Vedatit është një person memec dhe bashkë me gruan nuk mund të kishin fëmijë.

“Roli im ishte Mehmeti me gruan e tij Zekiye. Karakteri im në film ishte pa zë, dmth, nuk i kishte falur zoti zë dhe bashkë me gruan nuk kishin fëmijë. Në film vetëm unë dhe gruaja ime Zekiye jemi çift modern dhe më të dalluar nga i gjithë vendi. Ishte një super rol për mua ku pata skenë me Elif Ana direkt sepse shkojmë për të kërkuar ndihmë që të kemi fëmijë.

Premiera e filmit pritet të realizohet me 30 apo 31 tetor 2022 në Stamboll, pastaj në Izmir e Adana si dhe jashtë Turqisë në vendet evropiane. Gjithashtu, më kanë premtuar qe premiera do vijë në Prishtinë e filmit Elif Ana dhe jam shumë i nderuar që isha pjesë e këtij super filmi”, përfundoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button