Lajme

Putin kërkon listën e vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë

Agjencia ruse TASS ka raportuar këtë të shtunë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar të hartohet një listë me vendet që kanë vendosur sanksionet ndaj shtetit që ai drejton, pas agresionit në Ukrainë.

Lista është shumë e gjatë dhe përjashtimet janë shumë të vogla në të. Një prej shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë është edhe Shqipëria. Megjithatë, nuk dihen detaje ndaj kësaj kërkese të liderit rus.

Këtë të shtunë, Putin deklaroi se sanksionet e vendosura nga Perëndimi janë të ngjashme me shpalljen e luftës, raporton Reuters. Ai shtoi se Moska duhet të mbrojë popullsinë rusishtfolëse në lindje të Ukrainës, si edhe interesat e veta.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button