Lajme

Putini pret Dodikun, përmendet dërgimi i ushtarëve rusë në Republika Srpska

Dodik, sipas portalit “klix.ba” në takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuan ndihmën e tij dhe të Kinës.

Sipas gazetës ruse “Pravda”, përcjell “klix”, Dodik është shprehur në takim se nuk e ka gajlen e kërcënimeve nga Peëndimi për sanksione.

“Pravda” shkruan se është përmendur edhe mundësia e kthimit në Bosnjë, përkatësisht në Republika Srpska e një kontingjenti me ushtarë rusë për të “ofruar më shumë siguri për serbët”.

Ushtarët rusë ishin vendosur me 1995 në Bosnjë, pas mbarimit të luftës, por me 1999 u stacionuan në Kosovë, e më pas nga këtu ikën.

Në Bosnjë, tash e sa kohë kryen mision paqeruajtës forca e quajtur EUFOR. Kjo forcë e shteteve të BE-së numëron rreth 600 pjesëtarë në Bosnjë.

Dodik kohëve të fundit, me arsyetimin se nuk po respektohet Marrëveshja e Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë, ka marrë disa hapa për të pavarësuar Republika Srpskan nga Sarajeva zyrtare. Ka përmendur formimin e ushtrisë, krijimin e një sistemi të pavarur të taksave e të tjera.

Kjo ka nxitur reagime në të mëdha në botën demokratike, duke e kërcënuar atë dhe këdo që e ndihmon në këtë, me sanksione.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button