Lajme

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA’së në Kosovë

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka bërë një thirrje për qytetarët e Kosovës ku atyre u kërkohet që të propozojnë vende interesante që mund t’i vizitojë ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë.

Në këtë thirrje pyeten qytetarët për rekomandimet e tyre për vizita, kuzhinëa lokale si dhe aktivitetet kulturore.
Këtu keni postimin e plotë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë .
“Kemi nevojë për ndihëm tuaj për të siguruar që ditët/javët/muajt e tij të parë të jenë të paharrueshëm. Çfarë rekomandoni që ai të vizitojë? Cilën kuzhinë lokale duhet ta provojë? Çfarë aktivitetesh kulturore duhet që t’i shijojë? Çfarë është kaq kosovare që ai thjesht nuk mund ta humbas?” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa ai është pasues i ish-ambasadorit të deritanishëm, Philip Kosnett.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/7563927036966719/?type=3

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button