Lajme

Qytetarët shqiptarë dhurojnë ndihma në mbështetje të Ukrainës

Situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike për shkak të luftimeve të ashpra, teksa qindra-mijëra qytetarë kanë mbetur të pastrehë dhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për këtë arsye në selinë e ambasadës së Ukrainës në Tiranë është ngritur një shtab për organizimin e një mbështetjeje humanitare për viktimat e luftës në Ukrainë.

Qindra qytetarë shqiptarë po dorëzojnë në këtë ambasadë çdo ditë ndihma të ndryshme humanitare.

Stafi i ambasadës së Ukrainës që pret ndihmat e shqiptarëve organizon më pas dërgimin e ndihmave për qytetarët ukrainas në Ukrainë.

Gjithashtu edhe bashkia e Tiranës ka ngritur çadra në disa pika të kryeqytetit, si tek parku i Liqenit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi Skënderbej, ku prej datës 3-14 mars nga ora 10-19, qytetarët mund të dhurojnë shtroje për fjetje, mbulesa termike, batanije, dyshekë, mushama, jastëkë.

Gjithashtu të nevojshëm janë edhe tenda, shtretër kampingu, soba, tenxhere, enë tavoline shumëpërdorimëshe, bateri, qirinj, elektrik dore.

Qytetarët mund të ndihmojnë edhe me ushqime të konservuara, ilaçe, si dhe produkte të higjienës personale, si fasho apo solucione dezinfektimi.

Gjithashtu thirrje për ndihma për Ukrainën ka bërë edhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Më herët kësaj thirrjeje iu bashkua edhe Presidenti Ilir Meta, i cili iu bëri thirrje të gjithëve të ndjekin nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas. /ATA/

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button