Lajme

Rama fton të tjerët në “Ballkanin e Hapur”

Teksa e ka quajtur moment kyç të procesit të “Ballkanit të Hapur” për garancinë e lëvizjes së lirë në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen që edhe shtetet tjera të jenë pjesë e iniciativës.

“Është nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje, por ndërkohë po ecim përpara sepse kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë më të mirën për njerëzit tanë”, ka thënë ai në nisje të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, në Tiranë.

Sot pritet të nënshkruhen pesë marrëveshje për qasje të lirë në tregun e punës, për identifikim elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë edhe për operatorët ekonomikë.

Kosova, Mali i Zi e Bosnja po vazhdojnë të refuzojnë këtë nismë. Edhe në Shqipëri ka pasur protesta dje kundër kësaj iniciative.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button