Lajme

Rama: Lajm i mirë Gjermania njeh lejet shqiptare të drejtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët për njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit në Gjermani.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se ky lajm i mirë vjen pasi vendimi është kaluar fillimisht në parlamentin e çdo landi.

Tutje, Rama thotë se ky është një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të këtij sektori në Shqipëri.

“Lajm i mirë! Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button