Lajme

Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogarasë: Sot u hapën të dyja hyrje-daljet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Në një postim në Facebook, Rama njofton se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon papushim puna për përfundumin e tij.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, shkruan Rama.

Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur prej më shumë se 60 ditësh. Ndërkohë dy ditë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin dhe u shpreh se ecuria e punimeve po vijon me ritme të shpejta, ndërsa njoftoi ndërtimin e një “By Pass-i” që gjatë verës të shmanget rruga pranë tunelit.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/478878576941142

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button