Lajme

Rama, pas takimit me Blinken: Miqësia me SHBA-në është shumë e çmuar për shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, theksoi se miqësia me SHBA-në është shumë e çmuar për shqiptarët.

Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, zbuloi detaje nga takimi me sekretarin amerikan, Blinken.

Ishte Blinken ai që në fillim e falënderoi kryeministrin për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për strehimin e afganëve pas luftës në Afganistan, ndërsa Rama theksoi se miqësia me SHBA-në është shumë e çmuar për shqiptarët.

Rama tregoi se me Blinkenin foli për një sërë temash, përfshirë dhe situatën në Ukrainë, për të cilën tha se padyshim vendimmarrja i takon SHBA-së.

“Ne diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, rajonin, reformat në Shqipëri dhe në tërësi i prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për ne dhe atë të aleancës së NATO-s”, ka thënë Rama.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button