Lajme

Rama publikon pamjet: Si do të jetë Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje se si do të bëhet Baza Ajrore e Kuçovës.

Rama theksoi se kjo Bazë Ajrore i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në sigurinë evropiane.

“Ja si do të jetë Baza Ajrore e Kuçovës, e cila i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë evropiane”, theksoi Rama.

“Nis investimi në Bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s. Ky investim rrit rëndësinë strategjike të vendit tonë”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

“Punimet parashikojnë ndërtimin e depove të armatimit, depot e karburantit, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit”, theksohet më tej në video.

“Qeveria shqiptare mbulon shpronësimin, rrethimin e bazës, ndërtimin e rrugëve lidhëse si dhe linjat tërësisht të reja të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë”, thuhet në video.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe punimet parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023.

https://www.facebook.com/watch/?v=483382803402664&t=1

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button