Lajme

Rama takon kryeministrin grek, rikthehet në tryezë çështja e detit

Çështja e detit është rikthyer sërish në bisedimet që kryeministri shqiptar, Edi Rama, zhvilloi me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Lidhur me demarkacionin e zonës detare, mediat greke shkruajnë se Mitsotakis theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe në rajon.

Mitsotakis gjithashtu nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin evropian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

Më herët, EDI RAMA Kyriakos Mitsotakis u takua edhe me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button