Lajme

Rama:Një abetare e përbashkët Shqipëri – Kosovë

Kryeministri Edi Rama i propozoi sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti një abetare unike për të dy vendet.

Rama informoi Albin Kurtin për dakordësinë  në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave që të punojnë që në vitin e ardhshëm Shqipëria të ketë gati abetaren e unifikuar.

“Nëse biem dakord të kemi një abetare në Shqipëri e Kosovë. Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që si fëmijë e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë e veçantë.”

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Kosovë po mbahet në Elbasan.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button