Lajme

Raporti i ri i PE për Shqipërinë, kërkohet dialog politik për reformat

Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos thekson përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike shqiptare për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin, duke mundësuar një funksionim efektiv të vendit, institucioneve demokratike duke vazhduar të përmirësojnë qeverisjen, transparencën dhe pluralizmin dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile.

Parlamenti Europian ka mirëpritur të gjitha përpjekjet për të reduktuar polarizimin politik pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 me rikthimin partitë opozitare në procesin politik.

Kërkohet përmirësimi i aksesit dhe integritetit të zgjedhjeve, duke përfshirë edhe dixhitalizimin, mbrojtjen e të dhënave, aksesin e barabartë në media dhe rregullat e rishikuara për financimin e partive politike.

Në rekomandimet e PE-së rikujtohet se çdo rishikim i ligjeve të medias duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias dhe duhet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Ne draft nënvizohet se Agjencia e sapoformuar e Medias dhe Informacionit duhet të rrisë transparencën dhe decentralizimin dhe në asnjë mënyrë të mos pengojë aksesin e barabartë të gazetarëve në informacion nga burime qeveritare.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button