
Së fundi është raportuar se tanket ruse tashmë janë vendosur në Kharkhiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Siç raporton gazetari i BBC-së, e gjithë kjo po ndodh shumë shpejt.
Ndërsa pas kësaj në media janë publikuar disa video-incizime që tregojnë gjendjen në disa qytete të Ukrainës, pasi raketat ruse goditën zonat e populluara, pavarësisht pretendimeve të ushtrisë ruse se po synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake të vendit fqinj, të cilin kanë nisur ta pushtojnë.
Si pasojë e sulmeve të Rusisë në drejtim të Ukrainës shumë persona kanë humbur jetën, e shumë të tjerë kanë vendosur të ikin nga aty në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre.