Lajme

Ravajol Hasani mes 150 chef-ave më të mirë në botë

Ravajol Hasani, shefi shqiptar që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Qipro me një eksperiencë të gjatë në fushën e gastronomisë së fundmi është vendosur në listën me 150 chef-at më të mirë në kulinarin botërore.

Ravajoli i vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare si “Luga e argjendtë”, “Kapelja e artë”, “Kuzhinieri më i mirë për vitin 2016” pak kohë më parë është vlerësuar si Platinum ambasador për vitin 2022 nga “Best of Gastronomie International”.

“Best of Gastronomie International” është një organizatë e pavarur kuzhinierësh dhe degustatorësh, me seli në Francë dhe aktive në 170 vende. 3 qëllimet kryesore të saj janë: – t’u japë kuzhinierëve në të gjitha vendet e botës njohjen që ata meritojnë – të mbështes bamirësitë lokale në të gjitha 170 vendet ku vepron dhe të ndihmojë brezin e ri të kuzhinierëve për të arritur ëndrrat e tyre.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button