Lajme

Reagon KMSH: Pse munguam në inagurimin e xhamisë nga Erdogan

Vizita në Tiranë e Erdogan është shoqëruar me polemika. Të hënën, në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës, munguan përfaqësues dhe drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mungesë kjo që ra në sy të opinionit publik.

Në media u aluadua se drejtues të KMSH, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën Feto. Gazeta Shqiptare shkruan se kontaktoi me KMSH ditën e sotme, për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me këtë mungesë të tyren. KMSH u shpreh  se nuk kishin një ftesë zyrtare nga organizatorët e takimit, nga qeveria shqiptare.

“Nuk ka asgjë për të aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Thjesht nuk kishim një ftesë zyrtare.

Ndërkohë Komuniteti Mysliman i është përgjigjur edhe ‘akuzave’ për lidhjen me Gylen.  Sipas prononcimit asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me deklaratat në mediat e ndryshme.

“Nuk kemi lidhje me FETO. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar”, deklaroi KMSH.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button