Lajme

Rekordi i temperaturave për janar thyhet në Dubrovnik, kroatët dalin në plazh

Rekordi i temperaturave të larta të janarit u thye sot në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik atje, sot në orën 14 stacioni në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Kroaci sot në orën 14, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve.
Kësisoj, shumë banorë të Dubrovnikut e shijuan një ditë krejtësisht atipike për janarin dhe disa prej tyre vendosën të dalin në plazh e të notojnë në det.

Shumë pushues u panë sot në plazhet më të njohura në Dubrovnik, një nga destinacionet turistike më të spikatura në Kroaci.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button