LajmeTë tjera

Revista zvicerane shkruan për racën në zhdukje të deleve “Balusha” të Kosovës

Studimet e cilësisë së qumështit kanë treguar tani se pothuajse të gjitha aminoacidet që janë thelbësore për ne janë të pranishme në qumështin e deleve  “Balusha” të Kosovës.

Aminoacidet esenciale, siç dihet, nuk mund të prodhohen nga trupi i njeriut.

Në mostrat e qumështit të këtyre deleve janë gjetur të gjitha aminoacidet me “zinxhir të degëzuar”, si: leucina, izoleucina dhe valina. Leucina, valina dhe izoleucina përbëjnë 15 deri në 25 për qind të marrjes totale të proteinave nga produktet e qumështit. Nga aminoacidet aromatike, janë të pranishme fenilalanina dhe tirozina, ndërsa triptofani mungon.

Kështu shkruan revista bujqësore zvicerane “Schweizer Bauer”.

Prandaj, kosi i deleve Balusha përmban pothuajse të gjitha aminoacidet thelbësore. Për këtë arsye mbarështimi dhe mirëmbajtja e kësaj race është veçanërisht e rëndësishme, thuhet në tekstin e Fondacionit Save, kushtuar kësaj race të veçantë të deleve.

Emri i racës Balusha rrjedh nga fjala shqipe për “njollë rrumbullake”, ua sqaron revista zvicerane lexuesve të vet kuptimin në gjuhën shqipe të emërtimit “balushë”.

Delet Balusha përdoren si racë me tri qëllime: për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Ato janë përshtatur në mënyrë të përkryer me habitatin e tyre. Për shkak të numrit të vogël të tyre dhe shpërndarjes së kufizuar rajonale, delja Balusha është shumë e rrezikuar. Ka vetëm më pak se 300 dele të kësaj race, përfundon revista.

Edhe mediat në Kosovë janë marrë me këtë racë delesh. Ja çfarë shkruan revista “Bujku” nga Prishtina: Të bukura dhe të veçanta për nga pamja, e që dallohen nga racat tjera, janë delet Balusha, një racë autoktone që gjenden në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në Komunën e Istogut. Fatkeqësisht kjo racë shumë rentabile, është në zhdukje e sipër.

Dikur kjo dele mbushte Bjeshkët e Nëmuna që nga Mokna e deri në Ruseli. Këtë racë e kultivonin shumë familje, por që nga pas lufta tufat e këtyre deleve nuk shihen si dikur në ato bjeshkë.

Se a do ta ketë fatin kjo race dhe racat tjera autoktone siç ishte me lahutën, vegla tradicionale e cila u përfshi në UNESCO me status nacional serb dhe siç u tentua me deltarin ilir, e gjitha varet nga dëshira e shtetit të Kosovës për ta mbrojtur me ligj . Kjo pasi për këtë racë janë interesuar të huajt. Ajo gjendet në Istog dhe kultivohet nga një fermer që e ka trashëguar nga paraardhësit e tij.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button