BotaLajme

Rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të Rusisë dhe të Ukrainës. Një zyrtar i Presidencës ukrainase sapo ka thënë se ekipet janë gati për “rundin e tretë të bisedimeve”.

Bisedimet Rusi-Ukrainë, të cilat kanë nisur sot “pa parakushte”, nuk kanë përfunduar ende.

Pas pak minutash pauzë, pritet që negociatorët të kthehen në tavolinë, ka njoftuar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Negociatat po zhvillohen në kufirin me Bjellorusinë.

Ndërsa, ngjarja më kryesore e këtyre orëve në Ukrainë, është një sulm i kryer nga Rusia në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kahrkivin, derisa po zhvilloheshin bisedimet.

Raportet se në sulmet e para pak orëve kanë humbur jetën shumë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button