LajmeSport

Rivlerësohet nga gjyqtarët meçi Krasniqi-Bosel, boksieri shqiptar shpallet fitues

Robin Krasniqi e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel mes shumë dyshimeve.

Ishte vet boksieri shqiptar që e ndjente veten fitues dhe ishte i bindur se i ishte vjedhur fitorja.

Sot, në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes dhe Robin Krasniqi është shpallur fitues.

“Sot u bë rivlerësimi i ndeshjes për titull të Kupës së Botës Krasniqi vs. Bösel II u zhvillua në Gersthofen në kuadër të një eventi publik me prezencë mediatike. Rezultati është shpallur, Robin Krasniqi fitues me pikë unanime i ndeshjes. Pesë gjyqtarë aktivë dhe të licencuar të pikave në Gjermani panë përballë Robin Krasniqin.

Vlerësimi i gjyqtarëve është si më poshtë:

Timo Hoffmann e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinTengis Sade e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinSergej Kovalenko e vlerësoi luftën 115:114 për Robin KrasniqinMathias Eichler e vlerësoi luftën 115:113 për Robin KrasniqinJens Kluge e vlerësoi luftën 115:113 për Robin Krasniqin”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/posts/463836635101158

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button