Lajme

Rrëzohet qeveria pro-serbe e Malit të Zi

Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi.

Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan 11 deputetë.

Para votimit, deputet e partive proserbe u larguan nga salla plenare.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u rrëzua 14 muaj pas formimit. Ajo u zgjodh më 4 dhjetor 2020.

Zëvendëskryeministër i kësaj qeverie ka qenë Dritan Abazoviqi që synon krijimin e qeverisë së pakicës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button