Lajme

Sali Berisha thotë se do të pranojë faljen e SHBA-ve: I gatshëm nëse ma kërkojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se nëse SHBA-të do i kërkojnë falje për shpalljen “non grata” pa asnjë provë, ai do të pranojë ndjesën e tyre.

“Padiskutim, që nëse do të ketë një apology, unë do ta pranoj,” tha Berisha.

Gjithashtu lideri historik i Partisë Demokratike tha se shumë shpejt do të kthehet në Parlament që të vazhdojë betejën me kryeministrin Rama dhe mungesa e tij gjatë kësaj kohe ka qënë për arsye se është marrë me Foltoren.

“Padiskutim. Unë kam munguar në parlament këto dy muaj sepse kam qenë i përqëndruar te Foltoret“, u shpreh Berisha.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button