Lajme

Selakovic: Mungesa e reagimit ndaj provokimeve të Prishtinës nuk do të thotë që jemi të dobët

Ministri i punëve të jashtme Nikola Selakovic tha sot se nëse Serbia nuk po reagon ndaj presionit në lidhje me Kosovën dhe Republika Srpska dhe ndaj provokimeve, nuk do të thotë që është e dobët, por që nganjëherë është më mençur të rrimë të heshtur.

Shefi i diplomacisë serbe Selakovic tha se Serbia po zhvillohet me shpejtësi dhe reagon ndaj provokimeve duke forcuar pozicionin dhe besueshmërinë e vet. Ai shtoi se në periudhën e ardhshme më e rëndësishmja është të ruaj këtë trend të zhvillimit që po jep rezultate serioze.

“Presidenti Vucic qartë e ka përcaktuar se si duhet bërë kjo. Detyra jonë është ta ndjekim dhe të përhapim tregimin e mirë për ne dhe të sigurojmë investimet” tha Selakovic.

Selakovic u krenua poashtu se hapja e klasterit të kapitujve të ri në negociatat me BE’në për anëtarësim është vlerësim i përpjekjeve të tyre. Megjithatë, shtoi se Serbia do të vlerësojë edhe miqtë e vjetër tradicionalë të saj, kritikë e shpeshtë e BE’së ndaj Serbisë për të bashkërenduar edhe politikën e jashtme me të.

“Serbia padyshim është në rrugën europiane, po reformon shoqërinë e saj dhe këto përpjekje po vlerësohen me hapjen e klasterëve, por ne me xhelozi poashtu ruajmë dhe zhvillojmë partneritetin dhe miqësitë tona tradicionale.”

Si shef i diplomacisë ai shtoi se influenca serbe po rritet edhe në SHBA duke lajmëruar se krishtlindjet ortodokse do t’i kalojë në shoqërinë e komunitetit serb në Chicago.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button