Lajme

Selakoviq: Me Kurtin s’pritet të ketë vazhdim të dialogut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se me shumë gjasë nuk do të ketë vazhdim të dialogut Kosovë – Serbi derisa në krye të Qeverisë së Kosovës të jetë Albin Kurti.

Selakoviq e ka thënë këtë në një intervistë për televizionin serb “RTS”.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak dhe he Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretari Gabriel Escobar, do ta vizitojnë Kosovën e Serbinë javën e ardhshme.

Selakoviq ka thënë se temë e bisedimeve me ta do të jetë dialogu.

“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e negociatave dhe të bisedojmë. Por për ne është e qartë se që kur Kurti është në Prishtinë dhe që kur ai pyetet, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë përderisa ai të vendos”, ka thënë Selakoviq.

Ai ka shtuar se “Beogradi është i përkushtuar për dialog dhe ruajtje të paqes e stabilitetit”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button