Lajme

Serbë udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në referendum, kolona të gjata të autobusëve në Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje janë bërë kolona të gjata të autobusëve, të cilët janë nisur drejtë Serbisë, për t’i dërguar serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar për referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Dje, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumit brenda territorit të vendit.

Pas kësaj, institucionet serbe kanë bërë me dije se votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Në Vranjë kanë mundësi vote serbët nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci.

Serbët nga Fushë Kosova, Lipjani, Prishtina, Ferizaj, Shtërpca dhe Obiliqi do të votojnë në Kurshumli, derisa ata nga Vushtrria, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica dhe Leposaviqi në Rashkë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button