Lajme

Serbët mbajnë liturgji në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm, më shumë se 50 besimtarë serbë janë mbledhur në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë. Liturgjia me rastin e shënimit të “lavdisë së tempullit” filloi në ora 08:00 dhe u shërbye nga famullitari serb nga Prishtina, Stanisha Arsiq, shkruajnë mediat serbe.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, shkroi në Facebook urimet e tij për këtë festë, “veçanërisht për familjet serbe në Kosovë”.

Sot më 19 dhjetor (6 dhjetor sipas kalendarit julian) besimtarët ortodoksë festojnë “festën e Shën Nikollës”.

Mediat serbe shkruajnë se serbët po festojnë edhe në Fushë Kosovë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button