Lajme

Serbia dje ia ndaloi hyrjen, megjithatë sot Gërvalla në Luginë, zhvillon takime të shumta

Zëvendëskryeministrja e dytë dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz sot do të vizitojë Luginën e Preshevës. Vizita e saj ishte planifikuar për dje por Serbia ia ndaloi hyrjen.

Ajo do të takohet me Nagip Arifin si dhe me Ardita Sinanin. Përveç këtyre, Gërvalla do të zhvillojë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë.

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë.Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë“, ka shkruar ministrja.

https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10219872262333918

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button