Lajme

Serbia e para, Bosnja e dyta, Shqipëria e treta për barriera ndaj bizneseve të Kosovës

Shqipëria është në vendin e tretë për barriera tarifore dhe jo tarifore, pas Serbisë dhe Bosnjës, kur është në pyetje eksporti i produkteve nga Kosova në shtetin amë.

Përkundër shumë mbledhjeve të dy qeverive dhe nënshkrimin e 139 marrëveshjeve, tregtia në mes Kosovës dhe Shqipërisë ende është me probleme.

Nga bizneset që kërkojnë treg në Shqipëri, janë edhe veraritë e Kosovës.

Për të qenë pjesë e tregut shqiptar, kompanitë fillimisht përballen me barriera tarifore.

Menaxherja e shitjes në Ston Castel, Teuta Koshumlia, tregon se Shqipëria është i vetmi vend ku eksportojnë e që ka akcizë shtesë për prodhuesit e mëdhenj të alkoolit.

“Kjo d.m.th për 1 litër vene nën 12.5 për qind alkool një importues paguan 70 lekë për litër më shumë nëse furnizohet nga një prodhues me i madh dhe 80 lekë për litër më shumë nëse është 12.5 për qind alkool.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button