Lajme

Serbia paralajmëron fushatë të re të çnjohjve: Nuk do të rrimë duarkryq nëse Prishtina do të sigurojë njohje të reja

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse Kosova nis të sigurojë njohje të reja.

“Nëse dikush mendon se në atë mënyrë do të na shtyjë pas murit, na kthen dorën për të rënë dakord për diçka, duhet ta dijë se edhe ne mund të ndryshojmë mënyrën e sjelljes”, tha ai.

Selakoviq ka theksuar se nuk ka alternativë të arsyeshme për negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Javë më parë, Zëvendësndihmës-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndruan për për vizitë në Kosovë, ku kishin takime me krerët e lartë të shtetit.

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë ka përsëritur se SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.

Escobar në konferencë për media ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button