Lajme

Serbisë do t’i shuhet ‘ëndrra’ për veriun, Kosova afër anëtarësimit në NATO

Fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia e ka lëkundur të gjithë gjeostrategjinë në Europë.

Këtu është përfshirë edhe vendi ynë, ku si shkak i raporteve të mira mës Rusisë dhe Serbisë, rrezikohet nga mundësia e një sulmi.

Mirëpo, nga situata në Ukrainë mund të përfitoj Kosova, të cilës mund t’i përshpejtohet anëtarësimi i saj në NATO.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava komentoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Fillimisht, ai lavdëroi punën e Ushtrisë së Kosovës, e cila po vazhdon stërvitjet e nevojshme për mbrojtjen e territorit të vendit.

“Situata e Kosovës që pas Shpalljes së Pavarësisë e deri më tani e që e kishte policinë si pjesë të ruajtjes dhe të jetësimit të ligjeve te Kosovës, e sidomos pasi që u krijua armata e saj FSK-ja, dhe bashkë me Policinë e Kosovës janë këto forcat në shërbimin e popullit të saj.

FSK-ja si ushtri e që llogaritet se është në formim e sipër duke u furnizuar me armatimin modern, dhe duke u stërvitur që të jenë sa më të përgatitur në rast nevoje për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Si e tillë me angazhimet e saj, FSK-ja po tregohet e përgatitur, prandaj po merr pjesë edhe në stërvitje të përbashkëta si në vendin tonë ashtu edhe në shtete të tjera, me ushtritë më të përparuara sikur që janë aleate me NATO-n”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Duke u bazuar në këtë, Tërnava potencoi se në bazë të situatës së krijuar në Ukrainë, pritet një anëtarësim i shpejt i Kosovës në NATO.

“Nga këto stërvitje të përbashkëta disa herë është lavdëruar si një ushtri mirë e organizuar dhe me nivele të larta stërvitore nga ana e NATO-s, dhe në bazë të situatës tani të krijuar, është reale që të pritet një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kjo gjë mund t’i kontribuonte ruajtjes së qetësisë në rajon dhe të shtetit të Kosovës, por edhe angazhimit aty ku ka nevojë që angazhohet NATO-ja, si ndihmë kontributdhënëse, e që i merr detyrat nga ky institucion për angazhimin e FSK-së aty ku e vlerëson dhe e cakton NATO-ja si institucion ndërkombëtar, për ruajtjen e qetësisë ndërkombëtare apo të mbrojtjes së interesave të shteteve të tjera anëtare të NATO-s, si institucion që është i dedikuar për ruajtjen e tërësive territoriale të shteteve mike, prandaj marrë në tërësi tani janë krijuar kushtet për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, theksoi ai.

Kosova sa më parë të anëtarësohet në NATO

Më tej, eksperti i sigurisë thotë se duke e parë krizën në Ukrainë dhe provokimet e Serbisë, duhet sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO.

“Kriza e Ukrainës, dhe qëndrimet konfliktuoze në mënyrë permanente e tani të mbështetura nga Rusia janë argumente që tani Kosova të anëtarësohet në NATO, e cila u krijua si shtet dhe si produkt i NATO-s, që kontribuuan në çlirimin e Kosovës nga shteti okupues i Serbisë, prandaj sa më parë t’i bashkëngjitet kësaj aleancë, dhe duhet gjithherë të angazhohet dhe ta jap kontributin aty ku i merr detyrat nga kjo aleancë, qoftë si intervenim ushtarak si pjesë e NATO-s, që do të jetë së shpejti”, nënvizoi Tërnava.

Krejt në fund, ai vlerësoi se anëtarësimi në NATO do t’i jepte fund shpresave të Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës, gjë të cilën e pretendon qe një kohë të gjatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte fundi i shpresave të Serbisë se do të mund t’ia merr Kosovës ndonjë pjesë, e sidomos veriun, që deri më tash i kishin ato pretendime qoftë edhe nëpërmjet ndihmës të Rusisë, prandaj këtë situatë edhe vetë Vuçiqi si kryetar i shtetit të Serbisë po e pranon se për anëtarësimin e Kosovës në NATO, vendos Amerika dhe me këtë anëtarësim do të shkëputen ëndrrat e Serbisë për përfitim të ndonjë pjese të Kosovës”, përmbyll Hajrullah Tërnava.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button