KosovaLajme

Serwer/ Qëndrimet e Borellit në raport me Kosovën jomiqësore

Presionin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, lidhur me formimin e Asociacionit, njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, e ka konsideruar si qëndrim të një personi jomiqësor ndaj Kosovës dhe shumë më miqësor ndaj Serbisë.

“Dhe unë nuk mendoj se ju duhet të supozoni se ai përfaqëson pikëpamjet e BE-së. Pikëpamjet e parlamentarëve të BE-së kanë qenë shumë të qarta sa i përket kësaj teme e edhe shtetet anëtare… flas për ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë mjaft të qarta për këtë, se ato nuk duan asgjë që i ngrin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Por, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën pikërisht për shkak se disa prej tyre kanë telashet e veta me minoritetet, Spanja me çështjen e Katalonjës, si për shembull, nuk do të donin të shihnin një Asociacion me shumicë serbe që ngrin sovranitetin e Kosovës”, është shprehur Serweri në “Interaktiv”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button