Lajme

SHBA, BE dhe Britania do ta detyrojnë Serbinë që të largohet nga kërkesat ndaj Kosovës

Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale ishin temat e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Peach shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ndërhyrja e Britanisë është për tu përshëndetur, madje sipas Mehazit, SHBA, BE dhe MB japin shpresa se dialogu në mes të dy vendeve Kosovë-Serbi se do të përfundoj me një marrëveshje.

“Se përveç përfaqësuesve të SHBA-ve, Escobar dhe emisarëve evropian Lajçak e Borrel me rastin e dialogut të Kosovës me Serbinë merr pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar me përfaqësuesit e vet Sir Stuart Peach dhe ambasadorin e kësaj Mbretërie Nicholas Abbott, dhe se kjo ndërhyrje e Mbretërisë së Bashkuar është për t’u përshëndetur. Pjesëmarrja e emisarit të Mbretërisë së Bashkuar Stuart Peach tregon se dialogu i këtyre dy shteteve ballkanike Kosovë-Serbi do jetë më serioz e më i ngjeshur për të dy palët, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Këto tre forca të mëdha botërore SHBA, BE e MB (Mbretëria e Bashkuar) japin shpresa se dialogut Kosovë-Serbi do i japin forcën e shpejtuar politike të ngjyrës jeshile të marrëveshjes përfundimtare”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar, këtyre dy shteteve do u sigurojë zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë.

Sipas tij, pjesëmarrja e MB e shpejton dialogun, ndaj edhe Serbia do të detyrohet të largohet me kërkesat ndaj Kosovës.

“Se SHBA-ja, NATO e BE-ja Kosovës e Serbisë, do i japin paqe, qëndrueshmëri, stabilitet afatgjatë dhe siguri rajonale, kurse në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar këtyre dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë do ju sigurojnë zhvillime ekonomike, reforma juridike dhe qeverisje të mirë. Pra, pjesëmarrja edhe e Mbretërisë së Bashkuar, përveç SHBA-së dhe BE-së simbolizon proces të shpejtuar të dialogut në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit dhe se këto forca botërore do detyrojnë Serbinë që të largohet nga kërkesat ndaj Kosovës e se do pajtohet me përfundimin e dialogut, krejt për shkak zhvillimeve ekonomike të Serbisë”, ka theksuar Mehazi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button