Lajme

SHBA i kërkon Zelensky-t të shkojë në Lviv për arsye sigurie

Rrjeti televiziv amerikan “ABC News” ka raportuar lajmin se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar presidentit ukrainas Zelensky që të shkojë në Lviv.

Qyteti ndodhet në pjesën perëndimore të vendit dhe kjo masë, sipas ABC-së është për sigurinë e tij.

Ndërkaq ora në Kiev shënon 02:00. Dhjetëra mijëra ukrainas po shikojnë transmetime të drejtpërdrejta, duke pritur që Zelensky t’i drejtohet kombit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe me vendosmëri”.

Ky është lajmi më i fundit që zbulohet nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë komunikimit me homologun e tij ukrainas, Biden ka dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button