Lajme
SHBA/ Mark Gjonaj vijon nismat humanitare për familjet në nevojë

Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, njëkohëshisht Këshilltari i Bashkisë së Neë York-ut vijon nismat e tij humanitare në këto prag festash.
Ndihmat e radhës kanë shkuar për familjet në nevojë dhe gjithashtu për fëmijët. Lodra dhe ushqime janë shpërndarë për të dhuruar sado pak buzëqeshje në këto prag festash.
“Një dhuratë e mrekullueshme sot duke shpërndarë lodra me Santa Clause, Grinch dhe Këshilli i Banorëve i Throggs Neck në NYCHA Throggs Neck Houses”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mark Gjonaj.