Lajme

SHBA mund të ndalojë TikTok-un

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatësisht administrat e preaidentit Biden janë duke shqyrtuar mundēsinë të bllokojnë rrjetin social TikTok dhe aplikacione tjera kineze me arsyetimin se kjo mund të rrezikojë sigurinë kombëtare, transmeton Albinfo.ch.

Siç shkruan e përditshmja amerikane ‘The Washington Post’ Departamenti i Tregtisë po shqyrton komentet mbi rregullat e propozuara që do të zgjeronin mbikëqyrjen e qeverisë mbi aplikacionet që mund të shfrytëzoheshin “nga kundërshtarët e huaj për të vjedhur ose për të marrë të dhëna ndryshe”.

“Departamenti i Tregtisë nuk ka ende një afat kohor se kur do të finalizohen rregullat. Në ndërkohë, Komiteti i Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili peshon rreziqet e sigurisë të marrëveshjeve të biznesit, ka një rishikim të vazhdueshëm të shërbimit”, ka thënë Saloni Sharma, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe, rrjeti social TikTok është aktualisht ndër rrjetet më të famshme dhe të përdorura në botë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button