DiasporaLajme

SHBA/ Për herë të parë një grua drejton Shoqatën e Policëve Shqiptare në NYPD

Për herë të parë në historinë e saj Shoqata e Policëve Shqiptare në NYPD do të drejtohet nga një grua. Lajmin e ka barë të ditur vetë shoqata nëpërmjet një njoftimi në Twitter:

“Urime Oficeres së Policisë.vJacqueline Marku është presidentja e parë femër e “Illyrian Society of Law Enforcement”. Oficerja Marku është një shqiptaro-amerikane e gjeneratës së parë me rrënjë në Kosovë si dhe një oficere policie e gjeneratës së parë” shkruhet në Twitterin e shoqatës të cilin e ka shpërndare edhe vetë Marku.

Rreth 20 vite më parë vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut, ndërsa tani janë më shumë se 250 oficerë të policisë me origjinë shqiptare, ka pohuar në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” më herët ish kryetari i kësaj shoqate Ylli Dautaj.

Lexo edhe: Polici shqiptar përballë protestave në Nju Jork

Oficerët shqiptaro-amerikanë janë kryesisht të rinj e të reja, të lindur në SHBA ose të emigruar në dekadat e fundit.

Shoqata shqiptaro amerikane,”Illyrian” përveç atyre që kanë veshur uniformat blu, në polici NYPD, thuhet se ka anëtar të saj edhe shqiptar të Amerikës, që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë, sherif e etj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button