Lajme

Shefja e diplomacisë gjermane pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në mars

Nëse nuk ka konflikt në shkallë të gjerë mes Rusisë dhe Ukrainës, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të vijë në Kosovë dhe Serbi muajin e ardhshëm, bën të ditur gazeta serbe, Nova, duke u thirrur në një burim të saj diplomatik, përcjell Gazeta Express.

Raportohet se vizita e kryediplomates gjermane në Ballkan është në kuadër të një turneu të saj diplomatik, ku përveç Kosovës dhe Serbisë, ajo do ta vizitojë edhe Bosnjë e Hercegovinën.
“Nëse situata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk përshkallëzohet më tej, ajo do të vizitojë Serbinë në më pak se dy javë”, citon “Nova” burimin e saj.

Tema të diskutimeve të Baerbock gjatë kësaj vizite raportohet se do të jenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ecuria e mëtutjeshme e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe situata politike në Bosnjë e Hercegovinë.
“Nova” shkruan se Gjermania do të jetë e interesuar ta dëgjojë qëndrimin e Serbisë për krizën në Ukrainë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button