Lajme

Shkupi zyrtar i drejtohet BE: Mos bllokoni bisedimet e Shqipërisë

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të lejojnë Shqipërinë të hapë negociatat e anëtarësimit dhe jo ta viktimizojnë atë për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.”

Ky është raportimi më i fundit i mediave maqedonase, ku theksohen fjalët e anëtarëve të qeverisë vendëse. Deklarata i referohet parimit të njohur të bllokut evropian që vendet aspirante duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale të progresit në reforma.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, gjatë së hënës deklaroi se presin bisedime konstruktive me qeverinë e re në Republikën e Bullgarisë. Zyrtari maqedonas përmendi rivendosjen e besimit, bisedimet për çështjet thelbësore që janë në tryezë dhe zhbllokimin e shpejtë të procesit.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne”, theksoi Osmani.

I pyetur nga gazetarët nëse është caktuar takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, Osmani ka sqaruar se komunikimi do të intensifikohet në ditët dhe javët e para të këtij viti. Megjithatë, theksoi ai, qeveria e re duhet të votohet në Kuvend.

Kjo e fundit u hap rrugë takimeve formale mes kryeministrit të ardhshëm dhe përfaqësuesve të qeverisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button