Lajme

Shqipëria feston sot 109-Vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare .

Në festimet e sotme në Vlorë dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit pritet që të kenë shumë shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera.

Ky është viti i tretë radhazi që vendi nuk e feston me të gjitha aktivitetet që meriton këtë ditë. Kjo për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit .

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button