Lajme

Shqipëria me fond të veçantë për pronarë objektesh në qendra historike

Prej 10 mijë deri në 50 mijë dollarë do të mund të përfitojnë nga shteti pronarët e banesave nëpër qendra historike të qyteteve. Grupi i parë u dedikohet atyre që synojnë t’i restaurojnë shtëpitë e banesat e tyre, përderisa ata që futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë mund të përfitojnë deri në pesëfish më shumë
Shqipëria do të financojë nga buxheti i shtetit pronarët e shtëpive monumente, dhe një gjë e tillë bëhet për herë të parë në këtë formë. “Bonusi i Rijetësimit” është nisma më e re e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë që u vjen në ndihmë banorëve të qendrave historike të qyteteve, që duan t’u japin jetë banesave të tyre.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka promovuar të enjten këtë nismë të rëndësishme, një ndihmë në formë granti që i shkon individit, por edhe të gjithë komunitetit që përfiton nga rijetësimi i qytetit.

Sipas saj, “Bonusi i Rijetësimit” u shërben të gjithë atyre që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve.

Ai përfshin dy instrumente mbështetjeje: një për restaurimin dhe konsolidimin e guaskës së shtëpisë, mureve, dritareve, dyerve, fasadës apo çatisë, ku jepen 10 mijë dollarë mbështetje.

“Instrumenti i dytë, për të gjithë ata që do të duhet të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë, deri në 50 mijë dollarë”, është përshkrimi që i bëhet këtij projekti.

Me anë të këtij programi “vjen për herë të parë një mbështetje për të gjithë banorët në qytetet dhe ansamblet historike, të cilët kanë nevojë të restaurojnë shtëpinë e tyre dhe shteti do t’u gjendet pranë me një skemë granti”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button