LajmeTurizem

Shqipëria shpall 3 zona turistike nën mbrojtjen e shtetit

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë zona të mbrojtura Lumin e Vjosës, Luginën e Shalës dhe Parkun e Munellës.

Park Natyror: Lumi i Vjosës dhe Lugina e Shalës
Park Kombëtar: Parku i Munellës
Lajmi u bë me dije nga Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se për Vjosën, që ka qenë një çështje shumë e debatuar ka pasur kontribut nga shumë aktorë derisa u mor ky vendim.

Sipas saj territori i mbrojtur në Shqipëri ka shkuar nga 18 në 21 për qind.

Kumbaro lajmëroi se do të krijohen strategji për të ruajtur këto zona dhe për të zhvilluar turizmin.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button