Lajme

Shqipëria vendos, ndihmon Kosovën me rrymë për dy ditët e Vitit të Ri

Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me energji elektrike gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar.

Ministrja e Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës, ka dhënë porosi të veçantë për t’i bërë një zgjidhje Kosovës.

“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar”.

“Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë së bashku me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme”, tha ministrja shqiptare.

Balluku po ashtu tregoi se sa megavat orë do të jepen dhe si arriti kjo marrëveshje.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e KEK-ut, kemi arritur që të sigurojmë 3600 megavat orë për datën 31 dhjetor dhe 4800 megavat për datën 1 janar. Këto megavat orë, që do të jepen në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës, duke kërkuar që t’i rikthehen Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror”, tha Balluku.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button