LajmeTë tjera

Shqipërisë i shtohet edhe një ambasadë e re, Ambasada e Paqes për Ballkanin

Tiranë

Në Tiranë është inaguruar Ambasada e Paqes për Ballkanin, ku u theksua se ky aset i çmuar do të shërbej për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Në inagurimin e kësaj ambasade morën pjesë liderë e misionarë të paqes nga Kosova, Maqedonia, Kroacia dhe vende tjera, Mali i Zi, Bosnja dhe vende tjera.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi ish presidentin Moisiu për këtë organizim, duke thënë se ka qenë motiv në moment
“Ndoshta ambasadën më të rëndësishme në Ballkan, që është ambasada e paqes. Në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, ka kaluar sfida të jashtëzakonshme, ka përjetuar luftëra të përgjakshme dhe kur e shikon sa pak jemi për t’u copëtuar, grindur e luftuar, është koha për reflektim…dhe shpresoj shumë që ky simbol fizik i paqes të jetë një epiqendër e komunikimit dhe bashkëpunimit, të jetë një epiqendër e lidhjes së rrjetit të misionarëve të paqes në gjithë Ballkanin“, ka thënë ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ambasada e paqes do të jetë një aset i çmuar për kredibilitetin e tyre dhe t’i shërbej edhe aktiviteteve ndërkombëtare.

“Ambasada e Paqes do të jetë qendër e aktiviteteve për paqe në Shqipëri dhe Ballkan. Për të promovuar vlerat e familjes, lidershimin dhe qeverisjen e mirë, edukimin dhe trajnimin e të rinjve, të dashurisë për dijen, njerëzit dhe kombin. Për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit tonë, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në rajonin tonë“, ka thënë ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button