Lajme

“Shqiponja” e fotografit Ruzhdi Ibrahimi, pjesë e konkursit të fotografisë në Zvicër

Fotografia “Shqiponja e detit bishtbardhë në fluturim” e fotografit shqiptar Ruzhdi Ibrahimi po bën për vete publikun zviceran. Ajo së fundmi është bërë pjesë e konkursit fotografik “SPC Photo Awards” në i cili do të zhvillohet në Zyrih nga data 10 deri më 19 mars.⁠

Gjatë këtyre ditëve fotografë të shumtë amatorë dhe profesionistë do të ekspozojnë fotot e tyre më të mira në një galeri në Zyrih.⁠

Të gjithë vizitorët mund të votojnë për fotot e tyre të preferuara gjatë ekspozitës 9-ditore.⁠

Në fund të konkursi do të akordohen 5 çmime me vlerë deri në 1000 euro.

Ibrahimi, fotograf me bazë në Münchenstein, Switzerland në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë dhe foto të tjera të shqiponjës.

“Sfondi në fotografinë e jetës së egër ka shpesh një rol vendimtar për vlerësimin e saj. Mirëpo kur realizojmë një shkrepje nuk kemi mundësi çdoherë të zgjedhim atë. Sfondi i bardhë apo i zi mundësojnë fokusimin e shikimit tek subjekti. Këtë fotografi ja kushtoj mikut tim të shtrenjtë Jetmir Troshani për angazhimin e tij intensiv e të palodhur në artin fotografik të jetës së egër” shkruan Ibrahimi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button